Zhurmë fishkëlluese në veshin e djathtë

0
95

Zhurmë fishkëlluese në veshin e djathtë
Pershendetje. Jam 24 vjec dhe kam nje jave qe ndiej nje zhurme fishkelluese ne vende ku ka zhurme ndersa ne qetesi dhe ne vende te tjera se kam kete problem. Kryesisht me fishkellen veshi i djathte. Cfare duhet te bej per kete? Faleminderit

umejs

Duhet të sqarohet se a keni pasur ndonjë ekspozim ndaj zhurmës së madhe gjë që mund të shkaktojë një zhurmë ose ushtimë në vesh e cila mund të jetë kalimtare, por nëse vazhdon duhet të vizitoni otorinolaringologun, të bëni ndonjë incizim të dëgjimit që të shihet se a ka dobësim të dëgjimit apo vetëm zhurmë.

Otorinolaringolog