Belbëzimi në moshën fëmijërore mund të jetë pasoje e çrregullimeve organike-funksionale apo edhe pasoje e çrregullimeve mentale. Kjo në masë të madhe edhe përcakton moshën në të cilën do të paraqitet.Pas ekzaminimit të aparatit folës nga ana e pediatrit dhe kirurgut maksilofacial, për përjashtimin e çfarëdo anomalie, qoftë të lindur apo të fituar si pasojë e ndonjë lëndimi apo sëmundjeje, rekomandohet të evaluohet edhe dëgjimi te specialisti i ORL si dhe konsulta me psikologun e fëmijëve për gjetjen eventuale të shkaktarit psikogjen që ka sjell deri te ky çrregullim. Sikurse diagnostifikimi ashtu edhe trajtimi është multidisciplinar dhe kërkon përfshirjen e logopedit-defektolog, gjithashtu.