Shenjë ngjyrë kafe, e cila nuk dhemb. A duhet të largohet?
Ju pershendes. Kam nje shenje ne krah, moti. Nuk rritet, por eshte ngjyre kafe edhe me duket sikur kjo shenje eshte shkaktuar nga rrezet e diellit. S’me dhemb. A mudem me hjek me operacion APO me e lene ashtu? Si pike eshte!
shqipe
Përshëndetje,Përshkrimi juaj nuk është adekuat për të kuptuar karakterin e ndryshimit. Megjithatë mund të them se çfarëdo ndryshimi në lëkurë që zhvillohet nga lëkura e shëndoshë apo ndërim i ndonje nevusi, e vetmja mënyrë e sigurt e largimit duhet të jetë operacioni.Çdo të mirë
Dermatologe