Çfarë është seksualiteti mashkullor?
Seksualiteti mashkullor është një periudhë e cila fillon në kohën e pubertetit me sekretimin e hormonit testosteron(hormonit mashkullor). Sekretimi i testosteronit nga testiset, fillon me stimulimin e qendrave hormonale të trurit. Në këtë paraqitje hormonale; me stimulime seksuale, në penis fillon qarkullimi i gjakut dhe penisi fortësohet. Në natyrë; në pothuajse te të gjitha gjallesat e tjera kjo ndodhi është e përqendruar në riprodhim. Kurse te njeriu, është po ashtu edhe ndodhi sociale.
• Si formohet funksioni seksual te mashkulli?
LHRH (hormoni luteinizan) sekretohet nga zona në tru e quajtur Hipotalamus, ku këtë hipofiz (gjëndra hormonale në pjesën nën trurin)e stimulon. LH’ja (hormone luteinizan)e sekretuar nga gjëndra hipofize,stimulon testiest dhe mundëson prodhimin e testosteronit. Vazhdimi i këtij stabiliteti,është i rëndësishëm për vazhdimin e funksionalitetit. Pas kalimit të testosteronit në gjak,tregon efektin mbi organet seksuale duke mundësuar fortësimin e penisit. Me ndikimin e testosteronit dhe stimulimit seksual,në penis shtohet qarkullimi i gjakut në enët e gjakut. Gjaku i cili kthehet nga penisi, zvogëlohet. Në këtë mënyrë, penisi zgjatet dhe fortësohet. Kjo gjendje, është e mundur të vazhdojë deri sa e lejon mbulesa(këllëfi) i cili pështjellë corpus cavernosum’in që e ka mundësuar këtë fortësim dhe ka mbledhur gjakun e qarkulluar. Ky fortësim pakësohet pas ejakulimit.
• Çfarë është shëndeti seksual i mashkullit?
Shëndeti seksual i mashkullit; ashtu siç i cekëm disa pjesë, të ketë stabilitet dhe strukturë të shëndetshme,ato që mundësojnë fortësimin. Për këtë; përpos shëndetit fizik,duhet të ketë edhe shëndetin shpirtëror.
• A çrregullohet shëndeti seksual?
Sigurisht që po. Ashtu siç mund të çrregullohen funksionet e trupit, njëjtë edhe funksionet seksuale mund të çrregullohen. Meqë janë shumë faktorë që ndikojnë në çrregullimin e funksionalitetit seksual, hulumtimet për çrregullim funksional duhet të jenë në drejtim të këtyre faktorëve.
• Për çfarë arsyeje çrregullohet shëndeti seksual?
Edhe pse si organ i fundit, penisi dallohet me ndikues, ky funksion është multifaktorial. Së pari; përbërja gjenetike e pacientit duhet të jetë e përshtatshme për vazhdimin e këtyre funksioneve. Përbërja normale kromozomale e mashkullit është 46XY. Në rast të çrregullimi të kësaj, çrregullohet edhe funksioni seksual. Edhe stabiliteti hormonal duhet të jetë në nivel. Është shumë e rëndësishme stabiliteti i strukturës së quajtur Hipotalamo-hipofizer-testikuler(LHRH-LH-Testosteron)aks. Edhe strukturat e tjera hormonale duhet të funksionojnë normal.
Tiroida, gjëndra mbi veshkën etj. Probleme në strukturën vaskulare që mundësojnë qarkullimin e gjakut në penis, mund të pengojnë formimin e ereksionit. Nëse gjaku pakësohet,nuk mblidhet mjaftueshëm në penis dhe kthehet prapa,nuk formohet ereksion. Ndodhitë si sëmundja e sheqerit, fortësia e venave (ateroskleroza) apo traumat e përjetuara në këtë zonë(goditje,lëndime,plagosje) që çrregullojnë qarkullimin e gjakut, mund të ndikojnë negativisht në ereksion. Një tjetër përbërje që vjen në penis dhe mundëson fortësimin, janë fibrat nervore.
Dëmtimi i këtyre fibrave nervore apo dëmtimi për shkak të sëmundjeve(sikurse sëmundja e sheqerit), ndikon negativisht në formimin e ereksionit. Disa ngjarje që mund t’i ndodhin penisit; shembull; këputja e penisit si përfundim i ndonjë lëndimi apo ndeshje,prerja e penisit si shkak i kancerit, janë raste që mundësojnë përfundimin e jetës seksuale. Edhe disa sëmundje mund të shkaktojnë probleme seksuale. Më e njohura për këtë është sëmundja e sheqerit. Nëse nuk përcillet dhe trajtohet në mënyrë të duhur, mund të shkaktohen probleme të fortësimit si nga dëmtimi i venave ashtu edhe nga dëmtimi i nervave. Probleme të fortësisë mund të dallojmë si shkas i shumë sëmundjeve si dështimi i veshkave,dështimi i mëlçisë,tensioni i lartë, kancerit dhe trajtimet.
Edhe obziteti mund të shkaktojë probleme seksuale. Ashtu sikur shtimi në peshë,edhe problemet shëndetësore të shkaktuara nga shtimi në peshë si sheqeri,rritja e yndyrës në gjak, çrregullime në stabilitetin hormonal ndikojnë në jetën seksuale. Një tjetër faktorë i rëndësishëm është psikologjia e pacientit. Përpos sëmundjeve mendore që çrregullojnë shëndetin mendor, edhe stresi i shkaktuar çdo ditë ndikon në formimin e problemeve të ereksionit.
• Si e vëren këtë mashkulli?
Është shumë lehtë dhe nuk merr shumë kohë që mashkulli ta vërejë këtë. Për ne,detajet janë më të rëndësishme. Disa gjëra,e bëjnë të ndritshme arsyejen e ngjarjes. Nëse mos suksesi gjatë marrëdhënies është momental, dhe përnjëherë ka ndodhur ndonjë ankth,atëherë na bëjnë të mendojmë se janë psikologjike.
Nëse në një kohë më të gjatë shtohen çrregullimet e funksionit,atëherë kjo është më shumë e ndërlidhur me arsyeje të përbërjes. Me një tjetër fjalë, nëse vazhdojnë problemet e ereksionit,mund të sjellë mendimin e ekzistencës së ndonjë sëmundjeje anatomike apo fiziologjike. Po ashtu,ekziston edhe gatishmëria apo vullneti për marrëdhënie seksuale e cila quhet Libido.
Kjo gjendje,më shumë mund të jetë shpirtërore e ndonjëherë edhe hormonale. Këtu pacienti,nuk ndjenë ndonjë dëshirë për marrëdhënie seksuale. Kurse në gjendjen e çrregullimit të funksionit erektil, ka dëshirë seksuale mirëpo nuk mundësohet ereksioni.
• Si diagnostifikohet çrregullimi i funksionimit seksual?
Së pari; duhet të bisedojmë me pacientin,të kuptojmë detaje dhe ku qëndron problemi. Shembull; pacientit të cilit problemi i fillon përnjëherë, në mëngjes ka përjetuar ereksionin (noktürnal penil tümesans NPT),edhe pse rrallë por ka krijuar marrëdhënie normale seksuale atëherë zakonisht problemi i pacientit është psikologjik. Kontrolli i përgjithshme dhe pamja e pacientit është mjaft me rëndësi. Shikohet në përgjithësi trupi, qimet, mjekra, si dhe kontrolli i organit gjenital, të penisit,testiteve e sipas nevojës edhe prostatën. Pacientit i bëhen analizat e gjakut. Shikohet glukoza, kolesteroli, urea, testosteroni, sipas nevojës edhe enzimat e mëlçisë,tiroida dhe hormonet e gjëndrës mbi veshkë. Nëse ndihet nevoja,bëhen edhe testet gjenetike.
Me anë të dopplerit me ngjyrë, bëhet ultrasonografia për të parë qarkullimin e gjakut të penisit. Për të parë ekzistencën e ereksionit të mëngjesit dhe mbrëmjes, bëhet testi NPT (Rigiscan). Për të përcaktuar gjendjen erektile, penisit i bëhen disa injektime (papaverin, prostaglandin E2),për të parë nëse formohet ereksioni dhe çfarë kualiteti ka ereksioni i formuar.
Nëse pacienti tregon që gjatë formësimit penisi lakohet , atëherë pas injektimit, mund të vërehet edhe lakimi, e kështu mund të vendoset për ndërhyrjen që do të bëhet.
• A është i mundur trajtimi i këtij problemi te meshkujt?
Sigurisht që po. Tani,kemi shumë rrugë të trajtimit që në të kaluarën nuk i posedonim. Si ilaçet,ashtu edhe metodat kirurgjike aplikohen sipas nevojës së pacientit.
• Cilat metoda përdoren në trajtim?
Në çdo degë të mjekësisë; si gjatë kontrolleve,ashtu edhe gjatë trajtimit mundohemi të fillojmë me metoda më të lehta. Sigurisht që gjendja e pacientit është faktori që ndikon në vendim marrje. Së pari të flasim për trajtimin me ilaçe. Me zbulimin e Sildenafilin’it (Viagra) dhe me fillimin e përdorimit në trajtim,është hapur një epokë e re për trajtimin e çrregullimeve funksionale seksuale. E më pas edhe shumë formula tjera janë prodhuar si vardenafil, tadalafil, etj…
Në përgjithësi,të gjitha këto ilaçe kanë ndikimin e njëjtë. Mundësojnë qëndrimin e gjatë të disa agjentëve që krijojnë ereksionin dhe zgjatjen e kohës së ereksionit. Këto ilaçe merren 30-45min para marrëdhënies së planifikuar. Varësisht nga lloji,ndikimi zgjatë 2-36orë. Këto ilaçe nuk krijojnë ereksion të rrejshëm. Me rrugë normale stimulojnë fortësinë dhe e vazhdojnë.
Prandaj, që këto ilaçe të jenë efektive,stimulimi seksual është i domosdoshëm. Të sëmurit nga zemra,nuk është mirë të përdorin këto ilaçe. Një tjetër grup ilaçesh(prostaglandin E2) vendosen brenda penisit në rrugë urinare dhe kanë efektin e njëjtë.
Mirëpo,ky trajtim më nuk është i njohur si më parë. Injeksionet të bëra penisit,varësisht nga gjendja përdoren ende (papaverin,prostaglandin E2).
Si injeksionet,ashtu edhe gjellët e ndryshëm që vendosen brenda penisit, bëhen para se të fillohet marrëdhënia, dhe në momentin që formohet ereksioni atëherë mund të fillojnë marrëdhënien. Disa pajisje me vakum,janë të dobishme për disa pacientë. Pajisjet që këtu formojnë presion negativ, ndihmon mbushjen e penisit me gjak dhe fortësimin.
Në të kaluarën,edhe pse janë aplikuar shumë operime për problemet e ereksionit, tani janë shtyrë në plan të dytë për shkak të sukseseve të ulëta të sukseseve dhe aplikimeve me sukses të protezave penile që njihen si shkopinj të lumturisë. Protezat penile; aplikohen shpesh dhe njihet si pika zgjidhëse e problemit të ereksionit.
Aplikohen te pacientët që nuk kanë pasur dobi nga trajtimet e tjera. Mund të jetë një trajtim i përkryer për pacientët që nuk ka pasur asnjë trajtim të suksesshëm. Në zonën apo objektin që mundëson fortësimin (corpus cavernosum) vendosen dy proteza dhe mundësohet një ereksion i rrejshëm. Edhe proteza ka llojet e saj.
Mund t’i ndajmë në ato që fryhen nga jashtë dhe ato që qëndrojnë gjithmonë të forta. Pas protezës,nuk është e mundur të arrihet një ereksion normal me heqjen e saj. Prandaj përdoret si metoda më e fundit.
• A formohet një gjendje e ngjashme me menopauzën tek meshkujt?
Te meshkujt; nuk bëhet fjalë për një gjendje të menopauzes sikur te femrat. Sepse, edhe te meshkujt me moshë të shtyrë, vazhdon funksioni i krijimit të spermës dhe prodhimi i testosteronit. Pasi që nuk çrregullohet stabiliteti hormonal, problemet që përjetojnë femrat,nuk dallohen te meshkujt. Rrallë herë,me mos prodhimin e testosteronit për shkak të problemeve tjera të ndërlidhura si (trajtimi i kancerit të prostatës etj.) mund ta quajmë Andropoz.
• A mund të këtë probleme me derdhjen e spermës ?
Probleme të derdhjes së spermës apo me gjuhe mjekësore te ejakulimit, mund të këtë. Nga këto me e njohura është ejakulimi(derdhja) e hershme(ejakulatio precox). Si përshkrim; është derdhje pa hyrë në marrëdhënie apo derdhja menjëherë në fillim të marrëdhënies,brenda një kohe shumë të shkurtë. Shumica,nuk është e lidhur me ndonjë sëmundje por me dëshirën e madhe seksuale.
Ndonjëherë sperma,në vend se të del jashtë,derdhet drejtë qeses urinare. Zakonisht vërehen pas operimit të prostatës. Nuk ka ndikim negativ në jetën normale. Mund të paraqet problem për pacientet që dëshirojnë fëmijë. Sigurisht që ka rrugë që mund të zgjedhim edhe këtë problem. Një tjetër gjendje është mos ardhja fare e spermës. E kjo behet me dëmtimin e fibrave nervore të cilat mundësojnë derdhjen në trup. Dhe kjo dallohet, sidomos pas operacionit të heqjes së nyjës limfatike te pacientet me kancer në testite .
• A kanë trajtim këto gjendje?
Trajtimi për derdhjen e hershme është lehtësuar mjaft shume ne ditët e sotshme. Mund te permiresojme gjendjen me nje ilac qe jepim. Kurse,derdhja prapa drejt qeses urinare,nuk e ka trajtimin shume te lehte.Disa nderhyrje kirurgjike mund te jene efektive. Nese sperma nuk vjen fare; ndonjehere duhet pritur per riparimin e nervave te demtuara.Nese nuk behet; atehere provojme me disa ilace. Nese edhe kjo nuk ka efekt; atehere perdorimin elektricitet per stimulimin e derdhjes.
• A keni sugjerime? Cfarë mund të na thuani per fund?
Seksualiteti per njeriun eshte nje ndodhi sociale dhe pjese e kendshme. Nuk eshte per qellim vetem riprodhimi, ashtu si eshte te kafshet. Prandaj,kur perjetohet ndonje problem,ndikon ne tere jeten. Përjetimi pak apo shumë i seksualitetit,masturbimet e bëra në rini,apo marrëdhëniet e gabura,nuk janë ndikuese në përjetimin e problemeve të fortësimit.
Eshte me rëndësi të largohemi nga keto mendime. Po ashtu; masturbimi i meshkujve me moshë të shtyer dhe pa partnere, ndikon zgjatjen e ereksionit për një kohë të gjatë.
Sidomos te semundja e sheqerit,nëse trajtohet nuk do të kenë probleme, mirëpo nëse nuk trajtohet dhe lihet anash nga pacienti,nuk shkakton vetem problemin e fortësimit por edhe shumë probleme të tjera prandaj duhet me kohë dhe në mënyrë të duhur të trajtohet.
Te shumë pacientë,që kanë sëmundjen e pamjaftueshmërisë së veshkëve dhe problemin e fortësimit, pas transplantit të veshkës,problemi do te zhduket. Pacientet e plotë,duhet të dobësohen. Kujdesi për jetën në përgjithësi dhe shëndetin ,ushqimi i stabilizuar, të shpëtojnë nga pesha e tepërt me anë te një programi dietal, të qëndrojnë larg stresit, do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në jetën tonë por edhe në shëndetin tonë seksual.