Prishja e dhëmbëve është vetëm një mesazh se një organ nuk po funksionon si duhet. Shëndetin e dhëmbëve mund ta mbani me mënyrën e duhur të ushqyerit, si dhe duke u kujdesur për higjienën orale.
Ja disa këshilla që mund të ndiqni për të evituar problemet me dhëmbët:
1 – Mundohuni të hani ushqime që janë të pasura me vitamina A, D, E dhe K dhe minerale si kalcium, magnez dhe fosfor.
2 – Konsumoni ushqime të larta në fibra, për të rritur prodhimin e pështymës në gojën tuaj që është një mbrojtës natyral për dhëmbët.
3 – Merrni vitamina D nëpërmjet ushqimit.
4 – Pini 1 deri në 2 gota supë kockash në ditë.
5 – Bëni gargarë me vaj kokosi çdo mëngjes për 20 minuta.
6 – Hiqni sheqerin e rafinuar nga ushqimet dhe pijet.
7 – Gjithmonë përdorni gargarë antibakterial.
8 – Shpëlani gojën me ujë të ngrohtë pas çdo vakti.
9 – Pini çaj të zi dhe të gjelbër, në mënyrë që të zvogëloni rritjen e baktereve.
10 – Pasi konsumoni pije me acid, lani dhëmbët dhe shpëlani gojën me ujë të ngrohtë.
11 – Pini sasi të mjaftueshme të ujit gjatë ditës.
12 – Konsumoni lëng boronice shpesh për përmirësimin e higjienës orale.