Ushqimi i shëndetshëm është i mirë për shëndetin mendor, si dhe për shëndetin fizik. Truri kërkon ushqim ashtu si zemra, mushkëritë ose muskujt e tjerë. Por cilat ushqime janë veçanërisht të rëndësishme për ti mbajtur qelizat gri të lumtura dhe të shëndetshme?
Vaji i peshkut: Acidet yndyrore esenciale (EFAs) nuk mund të prodhohen nga trupi, që do të thotë se ato duhet të merren përmes dietës. Yndyrat më të mira të omega-3 ndodhen natyrisht në vajin e peshkut.
Boronica: Dëshmitë e grumbulluara nga Universiteti Tufts në Shtetet e Bashkuara sugjerojnë se konsumi i boronicave mund të jetë efektiv në përmirësimin e humbjes së kujtesës afatshkurtër.
Domatet: Ka dëshmi të mira të cilat sugjerojnë që lycopene, një antioksidant i fuqishëm që gjendet në domate, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër dëmtimit të radikaleve të lira të qelizave që janë shumë të rëndësishme për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit.
Vezët: Disa vitamina B – B6, B12 dhe acid folik – njihen për të reduktuar nivelet e një elementi të quajtur homocistein në gjak. Nivelet e larta të homocisteinës lidhen me rritjen e rrezikut të infarktit dhe sëmundjes Alzheimer. Një studim i I cili përfshiu një grup të pacientësh të moshuar me dëmtim konjuktiv të butë, zbuloi se pas dy viteve ndërhyrje me doza të larta të B6, B12 dhe acidit folik ka pasur dukshëm më pak tkurrje të trurit.
Farat e kungullit: ato përmbajnë zinkmë shumë se farat e tjera, një mineral të vlefshëm që është jetike për rritjen e aftësive të kujtesës dhe të të menduarit. Këto farëra të vogla janë gjithashtu të mbushura me magnez, e
vitamina B.
Brokoli: Ai është burim i madh i vitaminës K, e cili njihet për të rritur funksionin njohës dhe për të përmirësuar fuqinë e trurit. Hulumtuesit kanë raportuar se për shkak se brokoli sasi të lartë të disa elementëve të quajtura glucosinolates, mund të bdihmojë për të mbajtur trurin tonë dhe kujtimet tona të mprehta.
Arrat: Një studim i botuar në American Journal of Epidemiology sugjeron që vitamina E mund të ndihmojë në parandalimin e humbjes së kujtesës, veçanërisht në të moshuarit. Arrat janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E së bashku me perimet me gjethe jeshile.