Pyetje nga provimi pranues – Biologji

0
1732

Pyetje nga provimi pranues – Biologji

Testi pranues në departamentin e Biologjisë
1. Roli kryesor i leukoplasteve qëndron në:
a. Sintezën e ADN-së
b. Fotostintezë
c. Tërheqje të insekteve për polenizim
d. Deponimin e materieve të ndryshme
2. Cili lloj i acidit nukleik gjendet tek viruset:
a. Gjithmonë ADN dhe ARN së bashku
b. ADN ose ARN
c. Gjithmonë vetëm ADN
d. Gjithmonë vetëm ARN
3. Guaska te kërmijtë tajohet nga:
a. Shputa
b. Manti
c. Tentaklet
d. Radula
4. Shqisa e drejtpeshimit tek kurrizorët ndodhet në:
a. Veshin e jashtëm
b. Veshin e brendshëm
c. Laprën e veshit
d. Veshin e mesëm
5. Përfaqësuesit e Klasës Cestoda shumohen nëpërmjet:
a. Partenogjenezës
b. Sistemit gjenital hermafrodit
c. Sporeve
d. Vetëm nëpërmjet shumimit joseksual
6. Gjakun e oksigjenuar prej mushkërive në zemër e sjell:
a. Vena mushkërore
b. Aorta
c. Vena e përparme e zbrazët
d. Arteria mushkërore
7. Organizmat të cilët durojnë lëkundjet e mëdha të intensitetit të veprimit të një faktori ekologjik
quhen:
a. Organizma eurivalentë
b. Organizma stenovalentë
c. Organizma poikilotermë
d. Organizma heliofitë

8. Tek zinxhiri ushqimor bima-insekti-harabeli-shqiponja, konsumator i rendit të parë është:
a. Bima
b. Insekti
c. Harabeli
d. Shqiponja
9. Shkenca e zoologjisë e cila merret me studimin e sjelljes së shtazëve quhet:
a. Ekologji e shtazëve
b. Etologji
c. Ihtiologji
d. Autekologji
10. Bimët të cilat jetojnë në vende të lagështa quhen:
a. Bimë hidrofite
b. Bimë higrofite
c. Bimë mezofite
d. Bimë kserofite
11. Giberelinet janë hormone bimore të cilat:
a. E inhibojnë rritjen e bimëve
b. E shpejtojnë rritjen e bimëve
c. Nuk ndikojnë në indet bimore
d. E stimulojnë rënien e gjetheve
12. Këputjen e lidhjeve hidrogjenike mes zinxhirëve polinukleotidikë tek ADN e mundësojnë:
a. Polimerazat
b. Helikazat
c. ARN-azat
d. Endonukleazat
13. Epifiza tek gjitarët e sintetizon:
a. Vetëm parathormonin
b. Vetëm hormonet mineralokortikosteroide
c. Adrenalinën
d. Serotoninën dhe melatoninën
14. Për cilën kategori sistematike është fjala nëse shkruhet “Viola silvestris
a. Gjini
b. Rend
c. Lloj
d. Nënlloj

3

15. Nëpërmjet gemulave shumohen:
a. Bimët
b. Insektet
c. Sfungjerët
d. Shumica e molusqeve
16. Simbolet e borit, fosforit dhe kalciumit janë:
a) Br, P, Ca
b) B, F, K
c) B, P, Ca
d) Br, F, K
1. 17. Sa gram glukozë dhe sa gram ujë nevojiten për të përgaditur 800 g tretësirë 5% ?
a)
10 g glukozë dhe 790 g ujë
b)
40 g glukozë dhe 760 g ujë
c)
80 g glukozë dhe 720 g ujë
d)
200 g glukozë dhe 600 g ujë
2. 18. Cili nga jometalet vijuese është mjeti më i fortë oksidues?
a) Karboni
b) Oksigjeni
c) Neoni
d) Klori
3. 19. Cili produkt do të përfitohet gjatë oksidimit të butanol-2 ?
a) Buteni
b) Butanali
c) Butanoni
d) Acidi butanoik
4. 20. Glikoli është lëng i tretshëm në ujë, i cili e zbret temperaturën e ngrirjes së ujit dhe përdoret si
antifriz për motorët e automobilave, avionëve etj. Cili është emri i këtij komponimi sipas sistemit
IUPAC ?
a) Acid benzoik
b) Acid acetilsalicilik
c) Propantriol-1,2,3
d) Etandiol-1,2