Problem me jashtëqitje dhe fryrje të barkut, si të veproj?

0
105

Problem me jashtëqitje dhe fryrje të barkut, si të veproj?
Kam problem me procesin e jashteqitjes dhe me fryerjen e barkut. Ne te njejten kohe dhe mendoj se kjo gje po me shkakton edhe trashesi te panevojshme. Mund te me keshilloni rreth kesaj ju lutem?

albinota humolli

Kjo do të thotë se sistemi juaj i tretjes nuk funksionon në rregull, ose ju “e ngarkoni” me gjëra të gabuara. Më e mira për të rregulluar tretjen dhe jashtëqitjen, e edhe gazrat, është konsumimi i ushqimit të shëndetshëm. Kjo nënkupton shtimin e fibrave, konsumimin e më shumë lëngjeve dhe pakësimin e ushqimeve të thata, si dhe përfshirjen e aktivitetit fizik.

Fibrat janë përbërës të ushqimit të cilët nuk përthithen në zorrë dhe eliminohen përmes jashtëqitjes, duke e bërë atë më të butë dhe duke lehtësuar zbrazjen. Ato janë të pranishme në fruta, perime dhe drithëra të plota, mes shumë ushimqeve tjera. Po ashtu shmangni pjiet e gazuara, ushqimet që shkaktojnë gaz (fasule, lakër), dhe përtypeni mirë ushqimin para se ta përpini.

Mjeku.info
Stafi redaktues