Pas abortit ende nuk kam cikël. A mund të mbes shtatzënë?
Pershendetje. Jam nje vajze 20 vjecare dhe kam abortu me dat sen 30 shkurt. Pas abortit 28 dite kam perdor oragametril per me me i leshu menstruacjonet. Mirepo tash kaloi muaji dhe ato nuk me kan ardhur. Kam pasur dhimbje, por jo edhe menstruacione. Tash kete muaj nuk kane ardhur prap, kam bere test por nuk del asgje. A mund te mbetem edhe keshtu shtatzene, pa pasur gjakderdhje? Ju lutem me tregoni se jam ne stres.
genta gashi
Në fakt duhet të rivendoset cikli që të keni mundësi për të mbetur sërish me barrë.Do të jetë mirë të bënit një eko tranvaginale te mjeku gjinekolog për të parë gjendjen e shtresës së brendshme të mitrës dhe te vezores, që të mund të japësh përgjigje pyetjes tende.
Gjinekologe, Obstetër