Nipit pesë vjeç ka filluar t’i merret goja, si t’ia bëj?

0
142

Nipit pesë vjeç ka filluar t’i merret goja, si t’ia bëj?
Pershedetje. Kam nipin 5 vjeç dhe tani ka pothuajse 10 muaj qe i mbahet goja, mezi e nxjerr fjalen. Me perpara fliste shume mire. Jeton me gjyshen dhe familjen e xhaxhait te tij, prinderit i ka ne emigracion dhe i takon 1 here ose 2 here ne vit. Cfare duhet bere?

Shqipe

Këto ndryshime mund të kenë shkaktarë të ndryshëm, ndër të cilët edhe përvojat traumatike, si ndarja nga prindërit. Është e nevojshme vizita tek psikologu apo psikiatri për fëmijë.

Psikolog