Kapsllëku që zgjat 10 ditë, si trajtohet?

0
100

Kapsllëku që zgjat 10 ditë, si trajtohet?
Pershendetje. Ankohem prej kapsllekut qe 10 dite. Kam perdorure barna si Dolculax 10mg dhe Flagyl 250 mg. Pastaj ilaqe natyrale si lengje te ndryshme, vajra te ndryshem, por prape s’po kam sukses. Ju lutem me jepni nje kshille!

nesret kupina

Nëse gjatë 10 ditëve nuk keni zbrazur zorrët aspak, atëherë situata juaj është serioze dhe ju patjetër duhet të vizitoni mjekun. Përndryshe, nuk është mirë të përdorni së tepërmi barnat si dulcolax, pasi ato me kalimin e kohës humbin efekt dhe i bëjnë zorrët tuaja “dembele”, ashtu që në fakt e përkeqësojnë edhe më shumë problemin.

Po ashtu brenda faqes tonë gjeni shumë tema për kapsllëkun dhe parandalimin e këtij problemin, lexoni dhe përmbajuni atyre për të mos lejuar rasti i tillë të përsëritet.

Për rastin aktual, ju duhet të drejtoheni te mjekët specialistë.

Mjeku.info
Stafi redaktues