Kapilar i theksuar në syrin e fëmijës. A është shqetësuese?Paraprakisht ju falenderoj per gatishmerin tuaj. Kam nje djale 6 muajsh, qe nga lindja i kam verejtur nje kapilar (damar) te theksuar ne sy. A paraqet problem dhe a duhet ta dergoj tek mjeku? Jam e brengosur!
Pershkrimi juaj nuk është shumë i kjartë për mua, as sa i përket pamjes e as lokalizimit. Nëse është damar i theksuar në kapak të syrit ka gjasë të jetë plotesisht e padëmshme, por mund të jetë në konjuktive apo sklerë, me atë rast ju sygjeroj ta konsultoni mjekun oftalmolog për një ekzaminim të syve.