Kam pagjumësi dhe jam shumë energjik, si t’ja bëj?

0
76

Kam pagjumësi dhe jam shumë energjik, si t’ja bëj?
Kam probleme me pagjumesine. Kam shume energji dhe kjo nuk me le te bej gjume naten. Ka ndonje menyre si ta kaloj kete problem?

Qlirim Fondaj

Që t’jesh sa më aktiv diten duhet:
– Ta marrë pagjumësinë si diçka normale dhe të mos brengosesh që s’të zë gjumi.
– Orëve të mbrëmjes, të jesh më pak aktiv.
– Të konsumosh sa më pak psikostimulant gjatë orëve të mbrëmjes.
– Dhomen e gjumit ta kesh me sa më pak dritë e zhurme.
– Provo që dhomën e gjumit ta përdorësh vetëm për gjumë.
– Provo të respektosh një orar të rregullt të gjumit, e sidomos të zgjohesh gjithmonë në të njëjtën kohë.
– Kurdo që s’të zë gjumi, mos provo të flesh me patjetë, por zgjohu nga shtrati dhe bëj aktivitete të tjera (të tilla si leximi, ecja, ndonjë film relaksues) derisa të lodhesh dhe të ndiesh nevojë prapë për gjumë.

Naim Telaku
Psikolog

Source link