Kam kollë të fortë, edhe pse e kam kaluar gripin

0
97

Kam kollë të fortë, edhe pse e kam kaluar gripin
Para 2 muajesh kalova gripin dhe mora 3 kura antibiotikesh, se kam akoma kolle te forte, sidomos kur shtrihem te fle. Bera 1 vizite te 1doktor i specjalizuar per gryket dhe me dha 1 muaj ilace per stomak (omeprazen 20mg). Nuk me shpiegoj mire, vetem me pa gryket, hunden dhe veshet. A ka lidhje kolla me stomakun? Une jam shume e shqetesuar se mos kam ndonje gje te keqe…

arberesha bushi

Kolli i zgjatur duhet të jetë arsye e mjaftueshme që të konsultohet edhe specialisti i mushkërive apo pulmologu, kuptohet pasi që së pari të vizitohet nga ana e ORL-së dhe të shihet edhe gjendja e laringut dhe kur ekzaminimi ORL të jetë në rregull atëherë të konsultohet pulmologu.

Otorinolaringolog