Jam shtatzënë dhe kam dhimbje, çfarë më rekomandoni?
Pershendetje. Jam nje vajze shtatezane, 7-8 javeshe. Kam dhimbje koke te tmerrshme dhe dhimbje barku… Cfare me rekomandoni te bej? Jam ne pritje te pergjigjes tuaj faleminderit!
Maltin
Ajo që ju fillimisht duhet bërë është një ekzaminim ekografik, si dhe analizë e urinës dhe sekrecioneve vaginale. Në varësi të shkakut të shqetësimeve tuaja do të merrni edhe mjekimin. Ndërkohë deri në vizitën te mjeku mund të përdorni Spazmex nga 1 tabletë deri në 3 herë në ditë!
Dr. Kozeta Mustafaraj
Gjinekologe, Obstetër