Jam shtatzënë, a mund të mbetem sërish nëse bëj dashuri?

0
104

Jam shtatzënë, a mund të mbetem sërish nëse bëj dashuri?
Pershendetje. Ju lutem doja te me ndihmonit pasi eshte hera pare qe behem nene. Une jam 1 muajshe dhe doja te dija ne kete perjudhe nese kryen mardhenie dhe sperma hidhet brenda, a ka ndonje rrezik per nje shtatzani te dyte apo qe te kapi ndonje vezore tjeter? Me pak fjal un jam shtatzane, a ka ndonje problem nese sperma deporton brenda? ju lutem me ktheni nje pergjigje.

Klaudja

Përshëndetje. Nëse ju jeni shtatzëne (në muajin e parë, dytë… nëntë, cilidoqoftë deri në lindje), nuk ka mundesi të mbeteni shtatzënë me të dytin fëmijë.

Që nga momenti kur keni mbetur shtatzënë organizmi juaj nuk “prodhon” vezë deri pas lindjes së fëmijës që aktualisht mbani në barkun tuaj.

Andaj, shijojeni në maksimum këtë periudhë deri në lindje, por bëni kujdes pas lindjes. Pas lindjes gjasat janë shumë të mëdha që të mbeteni shtatzënë sërish, andaj atëherë përdorni mbrojës ose mos lejoni sperma të derdhet brenda.

Shtatzëni të mbarë!

Mjeku.Net
Stafi redaktues