Ja shërbimet që ofrojnë ambulancat specialistike të gojës, hundës, fytit dhe veshëve

0
668

Ambulanca specialistike
Otorinolaringologjia ne pergjithesi perqendrohet ne trajtimin kirurgjikal dhe jo-kirurgjikal te nje shumellojshmeri te gjere te qrregullimeve te kokes dhe qafes.Shqiptohet si oto-rino-laringo-logjia (oto-veshi, rino-hunda,laringo-laringu) dhe si shkurtes ORL-veshi, hunda dhe fyti

Vizita specialistike e orl-së
Diagnostifikimi, evoluimi dhe mangajimi i semundjeve te pergjithshme te kokes dhe qafes

Veshi
Diagnoza dhe Trajtimi i problemeve të veshit.Testi i degjimit, infeksionet e ndryshme dhe parandalimi i tyre, dhimbja veshit, zhurmat apo tinnitusi..

Hunda
Diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të hundës dhe sinuseve.Anomalite kongjenitale, infeksionet akute dhe kronike te sinusit, dhimbje te kokes, probleme ne frymemarrje, alergjia qe shkakton inflacion te ndryshem, traumat e hundes, gjakdershja ne hunde..

Fyti
Vleresim te plote te problemeve te zerit dhe te gelltitjes.Kolla kronike, dhimbje te fytit, laringjite, te gnjirurit e zerit,veshtiresi ne gelltitje, bajamet(tonzillat) apo adenoided–infeksionet periodike qe shkaktojne probleme te femijet duke shkaktuar edhe probleme me frymemarrje dhe gelltitje.Lezionet ne qafe, çrregullimet tiroide..

Audiometria
Audiometria eshte fjala mjekesore qe perdoret per testimin e degjimit.Audiometria kontrollon nese ka probleme me ndonje nga mekanizmat e ndryshem qe na lejojne te degjojme tinguj.
Jane disa menyra te ndryshme qe perdoren per te testuar degjimin ne varesi te moshes se personit

Pastrimi i veshëve
Dylli te veshet eshte nje proces normal i organizmit. Sigurisht qe dylli prodhohet ne nje sasi te madhem por kjo eshte dhe ne gjenezen e organizmit te veshit. Duke u prodhuar, dylli nuk lejon hyrjen e agjenteve dhe trupave te huaj ne vesh. Ne kete rast dylli sherben si mase mbrojtese per veshet. Dylli i veshit prodhohet ne sasi te ndryshme. Te disa persona prodhohet me shume, te disa prodhohet shume pak. Vjen nje moment qe dylli i vesheve, duke shtuar ne sasi dhe duke rene ne kontakt me lageshtiren bllokon kanalin e degjimit, pasi bymehet. Kjo pastaj sjell probleme ne degjim dhe nje zhurme ne vesh. Pra, deri ne nje moment eshte i mire, por mund te filloje te behet shqetesues. Shqetesime, te cilat bejne qe pacienti fillon dhe kerkon ndihme mjekesore..

Heqja e trupave te huaj nga hunda, veshi dhe fyti
Jo rralle ne familjet tona apo tek miqte dhe te afermit tane kemi ndeshur raste kur femijet kane gelltitur pa dashje dhe duke lozur sende te ndryshme dhe shumeformeshe, te cilat kane shkaktuar trauma jo te pakta tek prinderit e tyre. Keto sende apo “trupa te huaja” jane thjesht kikirike, fara lule dielli, lajthi, bajame, apo ruaza kaucuku, komca, etj, te cilat kur hyjne ne organizem krijojne probleme dhe nganjehere edhe nevojen e nderhyrjeve urgjente mjekesore. Ato mund te hyjne ne tubin digjestiv, ne rruget e frymemarrjes apo ne vrimat e fytyres se njeriut, ne veshe, hunde apo dhe ne sy.

Tamponata e perparme dhe e pasme e hundes
Parandalimi i gjakederdhjes nga hunda