I porsalinduri ka probleme me zemër. Çfarë mund t’i ndodhë?

0
95

I porsalinduri ka probleme me zemër. Çfarë mund t’i ndodhë?
Anomalitë e lindura të zemrës janë të shumta por jo çdo herë edhe fatale. Në shumë raste mund të zgjidhen në moshë të caktuar me një apo më shumë intervenime kirurgjike, gjë që do të sjellë deri te korigjimi shpesh i plotë i funksionit të zemrës. Uroj që ju të keni atë fat. Rekomandoj që të konsultoheni me pediatrin kardiolog i cili pas vendosjes se diagnozës do t’ju jap prognozën e saktë lidhur me anomalinë e zemrës së foshnjës tuaj.