Hemoragji dhe ere e keqe pas abortit, a eshte normale?

0
186

Pershendetje… Kam nje shqetesim pasi une kam abortuar. Kam nje jave fiks pas abortit dhe tashme kam pak hemoragji. Por, jo me intesitetin e periodave. Njesoj sic jane te bardhat, me ate intesitet, vecse eshte hemoragji.Por gjeja qe me shqeteson me shume eshte qe kam shume ere te keqe, dhe me shqeteson kjo gje. Nuk e di a eshte normale qe te kem sadopak ate hemoragji dhe me ere te keqe? Nuk eshte ndonje hemoragji kushedi, por qe me shqeteson. Ju lutem me jepni nje info rreth ksaj gjeje, pasi kur bera eko mbas abortit, mjekja me tha qe mitra eshte mire, por kjo hemoragjia e lehte dhe me ere me shqeteson.

Nëse para një jave keni abortuar, është e mundur të keni hemoragji. Por nëse kjo ka erë të keqe, do të thotë që ka nevojë për antibiotikë dhe dezinfektues lokal.