Fëmija katër vjeç nuk ha mirë. Çfar të bëj?
Pershendetje. Femija im eshte 4 vjec dhe nuk ha mire. Cfare mund t’i bej?
feti shehi
Oreksi te fëmijët përjeton oscilime të pandërprera dhe këto zakonisht konsiderohen normale për derisa fëmija juaj ka peshë dhe gjatësi normale për moshen.
Shprehia e mirë në të ushqyer – që nënkupton marrjen e regullt të racioneve dhe zamrave, përdorimin e ushqimit të pregaditur në shtëpi dhe me përbërje të llojllojshme, në kuptim të përmbajtjes së përpjestimit adekuat të proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve, pastaj konsumimi i pemëve të freskëta dhe perimeve sezonale – është ABC-ja e zhvillimit dhe rritjes së mirë.
Ju sygjeroj që fëmiun ta vizitoni te pediatri juaj, i cili do të përcaktojë në bazë të peshës dhe gjatësisë që ka, se a është zhvillimi i fëmijës suaj në percentilin e duhur.
Dr. Shendvere Dociqi Hasani
Pediatre