Femija ka stafilokok, barnat nuk e ndihmojnë…

0
79

Femija ka stafilokok, barnat nuk e ndihmojnë…
Pershendetje doktor mund te me sqaroni dicka. Kam nje vajze 6 vjece dhe para dy muajve ma zeri gripi me nje temperature deri ne 39.7 vija. E kontrolluam, na thane gjendje gripale, i ra temperatura dhe qe nga ajo dite ka temperature te levizshme deri ne 37.6 vija. Pasi u kurua me te, tani i bej nje vizite te re dhe me del me stafilokok. Mora antibiotikun dhe shkoi dita e katert e nuk ka permisim. Mund te me ndihmoni?

Soljan habibi

Stafilokoku i izoluar do të duhej të testohej se në cilin antibiotik është i ndijshëm, pra të bëhet antibiogrami, sepse ekzistojnë lloje të shumta të sojeve të stafillokokut. E dyta, fëmiu mund të ketë edhe ndonjë problem tjetër shëndetësor i cili koincidon me këtë infeksion. Sygjeroj që të bëni një ekzaminim më detaj laboratorik me qëllim të përjashtimit të ndonjë sëmundje tjetër.

Pediatre