Fëmija ka gjak të përzier me sekret nga hundët. A është rrezik?

0
99

Fëmija ka gjak të përzier me sekret nga hundët. A është rrezik?
Femija im eshte 9 muaj, 2 her ka pas grip dhe nga hunda e djatht ka pas pak gjak jo i kthjellt, i perzier me sekret te hundes. A mund te jet rrezik? Cka me kishit keshilluar?

Arza berisha

Gjaku nga hunda në periudhat e një riniti, zakonisht janë pasojë e ngacmimit të mukozës së hundës dhe në parim nuk paraqet ndonjë rezik real. Nëse kjo shfaqet edhe jashta periudhave të rinitit atëherë këshilloheni t’i bëni ca teste siç janë pasqyra e gjakut, koha e gjakderdhjes dhe koagulimit e ndonjëherë edhe teste më detale që mund të kërkojë pediatri.

Pediatre