Cilat ushqime e forcojnë gjakun?

0
117

Cilat ushqime e forcojnë gjakun?
E kam femiun me gjak te dobet. Kam provuar t’i jap shurupe, por eshte shume problen sepse nuk i pi. Cfare ushqimi eshte me mir t’i jepet qe te permiresohet gjaku? Faleminderit

Nexhmije Fazliu

Pagjakësia e rëndë me vlera të hemoglobinës nën 8.0 g/dL mund të jetë indikacion për hospitalizim dhe dhënie të transfuzionit. Vlerat e hemoglobinës prej 9.0 g/dL deri 10.0 g/dL flasin për një anemi që mund të korrigjohet edhe me ushqim adekuat ose doza profilaktike të preparateve që përmbajnë hekur.

Ushqimi i fëmijës duhet të jetë adekuat me moshën, të përmbajë mish viçi, mëlçi, vezë, perime posaçërisht ato jeshile si spinaq, brokoli, bishtaja, pemë të freskëta si dhe të thata, posaçërisht kajsitë e thata përmbajnë sasi të madhe te hekurit. Po ashtu duhet evituar përdorimin e sasisë së tepruar të qumështit meqë ai në lukth krijon një mjedis alkalik që pengon absorbimin e hekurit prej artikujve ushqimor të konsumuar.

Dr. Shendvere Dociqi Hasani
Pediatre