Shëndeti mendor ose emocional i referohet mirëqenies së përgjithshme psikologjike. Ai përfshinë mënyrën se si ndjeheni, cilësinë e marrëdhënieve tuaja dhe aftësinë tuaj për të menaxhuar ndjenjat.
Shëndet i mirë mendor nuk është vetëm mungesa e problemeve të shëndetit mendor. Të qenët mendërisht ose emocionalisht të shëndetshëm është shumë më tepër se të qenit i lirë nga depresioni, ankthi, apo problemet e tjera psikologjike. Ju keni shëndet të mirë mendor dhe emocional kur keni karakteristika pozitive.
Njerëzit të cilët janë mendërisht dhe emocionalisht të shëndetshëm kanë këto karakteristika pozitive:
Ndjenjën e kënaqësisë
Një oreks për të jetuar, për të qeshur dhe për t’u argëtuar
Aftësia e kontrollimit të stresit dhe kërcimit të fatkeqësive
Fleksibilitet për të mësuar gjëra të reja dhe për t’u përshtatur
Një ekuilibër midis punës dhe argëtimit, pushimit dhe aktiviteteve, etj
Aftësia për të ndërtuar dhe për të ruajtur marrëdhënie të kënaqshme
Vetë-besim dhe vetë-respekt të lartë