Biologjia si shkencë

0
600

Biologjia (nga greqishtja e vjetër: bios-jetë dhe logos-shkencë) është shkencë natyrore, e cila studion botën e gjallë të natyrës. Biologjia bënë pjesë në grupin e shkencave natyrore, siç janë: Fizika Kimia dhe Ekologjia (disiplinë e Biologjisë).

Historia e biologjisë

Biologjia moderne është një shkence relativisht e re, por shkencat e përfshira ne te janë studiuar qe ne lashtësi. Filozofia natyrore, psh, është studiuar ne civilizimet e lashta te Mesopotamisë, Egjiptit, Indisë dhe Kinës, ndërkohe qe origjina e biologjisë moderne mund te ndiqet deri ne Greqinë e lashte.Studimi i mjekësisë daton qe ne kohen e Hipokratit,por ishte Aristoteli ai qe kontribuoi gjerësisht ne zhvillimin e biologjisë. “Historia e Kafshëve” ishte një nga punimet e tij te spikatura për diversitetin e jetës, ku tregohen dhe prirjet e tij natyraliste. Pasuesi i Aristotelit, Teofrasti, shkroi një seri librash për botaniken qe i mbijetuan kohës si kontributet me te rëndësishme te lashtësisë, për shkencat e bimëve.