Anatomia e njeriut

0
1258

Anatomia[1] e njeriut është studimi shkencor i morfologjisë së trupit të njeriut të rritur[2]. Anatomia ndahet në anatomi bruto dhe anatomi mikroskopike[2]. Anatomi bruto (ose anatomi topografike, Anatomi rajonale, ose antropotomi) është studimi i strukturave anatomike që mund të shihen me sy të lirë (pa ndihmën e thjerrzave ose mikroskopit)[2].
Anatomia mikroskopike është studimi i strukturave anatomike me ndihmën e mikroskopit, e cila përfshin histologjia (studimi i organizimit të indeve)[2], dhe studimin e qelizave..

Studimi i rrethinës së pjesëve të trupit dhe vendndodhjes së tyre që në kirurgji luajnë një rol të rëndësishëm bëhet në Anatominë topografike. Krahasimi ndërmjet pjesëve të trupit të qenieve të gjalla bëhet në Anatominë krahasuese.
Mësimet, kërkimet dhe studimet për pjesët e trupit të organizmave zhvillohen në Institute e ndryshme shkollore për të cilët në rrethin e ngushtë thuhet Anatomia. Anatomia e njeriut së bashku me fiziologjinë dhe biokiminë është themeli i shkencës mjekësore.

Ndarjet e anatomisë

Anatomia e studion trupin e njeriut ne menyre pershkruese, te te gjithe pjeseve te organizmit duke i ndare ato ne disa sisteme te cilat jane :
Sistemi kockor ( osteologia )
Sistemi muskulor ( myologia )
Sistemi i organeve ( splanknologia )
Sistemi i qarkullimit te gjakut ( cardio-vaskular )
Sistemi nervor ( neurologia )
Sistemi i shqisave.

Ndërtimi i Trupit të Njeriut

Në trupin e njeriut ka afërsisht 100 trilion qeliza. Çdo minut vdesin reth 300 milion prej këtyre qelizave. ·Në qoftë se organizmi i trupit nuk do t’i zëvendësonte në mënyrë të vazhdueshme ato, të gjitha qelizat e trupit do të vdisnin për 230 ditë.