Alergjia fëmijës i largohet vetëm me terapi. Si t’ja bëj?
Mirmbrema. E kam djalin 5 vjet. Prej 4 vjet kur i ka be ka nje lloj alergie, i skuqen syte. Por tash ka fillu dhe kruhet. Sapo merr terapi i ndalet, por kur ja ndalim terapine, prap i dalin. A duhet me ja be testin e alergis?
agon is
Testet e alergjisë rekomandohen që të bëhen pas moshës tre vjeçare, kuptohet aty ku ka indikacion. Edhe fëmiu juaj me simptoma të një konjuktiviti të shprehur do të duhej të testohej për komponentën alergjike e cila do të ndihmonte mjekun të diagnostikoj më saktë dhe të vendosë terapinë e cila në disa raste duhet të jetë për një kohë më të gjatë apo pra si terapi profillaktike.
Pediatre