Gjashtë vite nuk mund të kem fëmijë. Analizat më dalin në rregull…

0
85

Gjashtë vite nuk mund të kem fëmijë. Analizat më dalin në rregull…
Jam e martuar qe 6 vite po ende skam femie. Te gjitha analizat, si te mijat si te bashkshortit dalin mire, po femi skemi ende. Ne viziten e fundit te gjinekologu na tha cdo gja esht ne rregull dhe nuk e di si te veproj. Tha, ne rastin tuaj nese skeni durim me prit, vetem nese pervojm ne menyr artificjale. Por mbasi jemi mire, mua me doket e pa logjikshme te shkojm me ket metod. Cka mendoni pse nuk mbes shtatzan?

Besa

Mirëdita! Nuk e di se çfarë kontrollesh keni bërë përveç vizitës gjinekologjike. Veç ekografisë transvaginale, duhen bërë ekzaminimet për florën bakteriale, dozimet hormonale tuaja dhe të bashkëshortit, histerosalpingografi për të parë gjendjen e tubave të Fallopit, testin e ovulacionit, spermogramën e burrit. Dhe vetëm kur të tëra këto janë normale mund t’ia lësh në dorë fatit apo fertilizimit in vitro.

Gjinekologe, Obstetër