I dashuri shfaq sjellje depresive, por nuk e pranon! Si t’ja bëj?

0
99

I dashuri shfaq sjellje depresive, por nuk e pranon! Si t’ja bëj?
PershendetjeI dashuri im ka filluar te shfaqe sjellje depresive. Ai nuk e pranon kete, por kjo gje eshte evidente. Nje fakt shqetesues eshte se ka filluar te kete sjellje agresive dhe nuk deshiron te dale shpesh ne hapesira publike. Ka raste kur ndihet me mire, por ne shumicen e rasteve mbyllet ne dhome dhe nuk deshiron te flase me mua. Kam tentuar ta bind qe te shkoje te psikologu, por ai vazhdon te thote se ndihet mire. Naten, ka raste kur zgjohet ne gjendje ankthi, por te nesermen thote se nuk e mban ne mend. Kjo gjendje vazhdon prej tre muajsh. Cfare duhet te bej? Pres pergjigjen tuaj.

Alma

Është vështirë për ta diagnostifikuar dikë më depresion. Nëse i dashuri yt thotë se ndihem mirë, se nuk ndihet sikur ka ndonjë problem, mendoj se është e udhës t’i besosh dhe ta trajtosh sikur i beson. Është zgjedhje dhe vendim i tij për të vizituar ose jo psikologun. Ajo që mendoj se ti mund të bësh është t’i tregosh se je aty për të, se ai mund të flasë me ty kurdo që të dojë, dhe se ka opsione të ndryshme për ndihmë nëse ai mendon se ka nevojë për ndihmë, opsione të tilla si vizita tek psikologu.

Psikolog