Lodhje dhe marramendje, analizat më dalin mirë!

0
100

Lodhje dhe marramendje, analizat më dalin mirë!
Pershendetje doktor. Une kam marramendje, etem kur jam ne kembe dhe gjate te hecurit. Kur jam ulur ose shtrire jam mire. Analizat te mjeku i kam kryer, te gjitha mire kane dale. Jam mire me shendet, vetem se kam marramendje. Dua nje pergjigje nese eshte mundesia. Pune te mbare dhe me rrespekt, Freskimi

freskim bela

Përshëndetje Freskim. Marramendja juaj mund të jetë rezultat i lëvizjeve të tensionit të gjakut. Por marramendja vjen edhe si rezultat i dëmtimit të veshit të brendshëm, që është përgjegjës për ecjen dhe për të ruajtur ekuilibrin e organizmit. Ju nuk e keni specifikuar se çfarë analizash keni bërë dhe as cili ka qenë komenti i mjekut rreth tyre. Vizitoni edhe një herë mjekun dhe ndoshta duhet të bëni edhe analiza shtesë për të gjetur burimin e saktë të kësaj marramendje.

Stafi redaktues