Gripi i derrit, si ta di nëse mund ta kem?
Pershendetje. Kam dhimbje fyti, edhe ate shume. Frigohem nese mund te jete gripi i derrit A1HN1. Si ta kuptoj nese e kam ose jo kete?
Naim Hasani
Lidhur me mundësinë e të infektuarit me Inf. A H1N1, ju këshilloj që fillisht të ekzaminoheni te infektologu pasi që dhimbja e fytit nuk është simptomë unike e infeksionit me këtë virus.Në rast se shihet që është e nevojshme të testoheni në prani të virusit të Influenzës A H1N1, mënyra më e sigurtë e konfirmimit të infeksionit me këtë virus është marrja e strishos për testim me Real Time PCR. Ky testim është i mundur të kryhet në Departamentin e Mikrobiologjisë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike të Kosovës.
Specialist i Mikrobiologjisë