Infeksionet e veshit, a shkaktohen nga viruse apo baktere?

0
101

Mirdita. Desha te bej nje pyetje per vajzen time tetevjecare. Ajo shpesh ka dhimbje veshi per shkak te infeksionit. A shkaktohen nga baktere apo nga viruse infeksionet e veshit? Sepse kam lexuar qe antibiotiket nuk i vrasin viruset, ndersa mjeku vazhdimisht me jep antibiotike.

Përshëndetje, Infeksionet e veshit të mesëm mund të shkaktohen nga bakteret dhe virusët.Bakteret që shkaktojnë më së shpeshti infeksione të veshit të mesëm janë Streptoccus pneumoniae, Haemophillus influenzae dhe Moraxella catarrhalis. Trajtimi i infeksioneve të shkaktuara nga këto baktere kërkon aplikimin e antibiotikëve. Ka edhe një numër të konsiderueshëm të virusëve që mund të shkaktojnë infeksione të veshit të mesëm dhe në rastet e tilla administrimi i antibiotikëve nuk është i nevojshëm pasi siç e theksuat antibiotikët nuk veprojnë kundër virusëve. Mjeku juaj, bazuar në të dhënat e marra në bisedën me ju, ekzaminimin e kryer si dhe ekzaminimet laboratorike mikrobiologjike dhe biokimike, duhet të merr vendim për trajtimin përkatës. Në rast se nuk keni konsultuar deri tani mjekun specialist për Vesh,Hundë dhe Fyt (otorinolaringologu), Ju këshilloj që ta bëni këtë.