Si ta trajtoj mykun vaginal pa shkuar te gjinekologu?
Prsh. Dr. MustafarajJam nje 22 vjecare dhe vuaj nga myku ne vagin. Kam shume kruarje nuk di se me cfar te trajtohem mbase nuk mundem te vizitoj gjinekologun. Me supozoni ndonje krem e cila me ndihmon dhe nuk me shkakton ndonje dem. Jam ende e virgjer dhe jam tejet e shqetsuar nga ky myk. Ju lutem me ndihmoni. Ju flm
Esra
Mirëdita! Ju duhet të bëni një mbjellje të sekrecioneve vaginale dhe në varësi të shkaktarit mund të merret mjekimi. Nuk është e lejuar dhe as e këshilluar të merren mjekime të hamendësuara.
Gjinekologe, Obstetër