Problemet e prostatës a mund të shfaqen në moshë të re?
Desha t’ju pyes a mund te paraqitet te moshat me te reja prostata. Une jam 37 vjecar dhe kam probleme me urinimin gjate nates, dal 2-3 here. Falemnderit per pergjigjen.
Arsimi H.
Të gjithë meshkujt e kanë prostatën. Në moshën e juaj ankesat më së shpeshi janë për shkak të infekcionit të prostatës (Prostatitis), prandaj duhet të bëhet spermokultura me antibiogram, të konsultohet urologu dhe gjithashtu duhet ekzaminuar dhe trajtuar çiftin bashkëshortor.
Urolog