Si ta kuptoj se diabeti po m’i demton veshkat?
Pershendetje. Kam lexuar se diabeti demton veshkat. Une vuaj nga diabeti tip 2, perdori terapi, por desha te di se si mund ta dalloj se diabeti po m’i demton veshkat?
Malsori
Sëmundja e sheqerit (diabeti) në mënyre graduale dëmton veshkët. Për të pëcjellur gjendjen e veshkëve duhet rregulliisht të përcillen vlerat e analizave te veshkëve (urea dhe kreatinina), duhet të behet urinokultura me antibiogram dhe duhet bërë percjellja e gjendjes së veshkëve me ultrazë nga ana e urologut. Gjithashtu duhet që vlerat e glukozës në gjak të jenë sa më stabile, pra diabeti duhet të jetë i kontrolluar.
Urolog