Kam të kruara pas heqjes së një fibroadenome në gjoks

0
98

Përshëndetje! Jam vajzë, 26 vjeçare. Para 8 muajsh kam hequr nga gjoksi i djathtë një fibroadenomë pasi kështu më rekomandoi radiologja. Pas disa javësh m’u shfaq një tjetër gjëndërr në të njëjtin gjoks por me përmasa shumë më të vogla, të cilën jam duke e vëzhguar përmes kontolleve çdo 6 muaj. Bashkë me këtë gjëndrrën e dytë m’u shfaq një kruarje e vazhdueshme e thithkës. Në fillim mendova se mund të jetë ves dhe u angazhova ta stopoj kruarjen por s’mund ta ndaloj sepse ajo më kruhet vazhdimisht. Dua të di nëse kruarja e thithkës (vetëm në gjirin e djathtë) ka të bëjë me gjëndrën të cilën radiologja e ka diagnostifikuar gjithashtu si fibroadenomë. A është shqetësuese dhe nëse po çfarë më rekomandoni të bëj. Faleminderit!