Vlerat e larta të ASO çfarë tregojnë?

0
101

Vlerat e larta të ASO çfarë tregojnë?
Pershendetje! Kam vajzen 8 vjec dhe ka ASO e larte 730. E mjekova 10 dite me antibiotik Ospen (tip peniciline) por i eshte ulur shume pak 670. Ka nje temperature 37. Analizat e gjakut i ka mire. Ju lutem si duhet te veproj se jam shume e shqetesuar?

Elsa Tula

Prania e anti-streptolizine O antitrupave tregon që vajza juaj ka qenë në kontakt me bakteren e quajtur Streptoccus pyogenes. Këto antitrupa fillojnë të paraqiten diku një javë pas infeksionit me S.pyogenes dhe arrijnë kulmin pas rreth katër javësh dhe mund të jenë të pranishme rreth 6 muaj pas infeksionit. Ju rekomandoj që pas disa javësh të përsëritni ASO testin dhe shikoni a është duke u ulur apo ngritur vlera e tij. Në kushte të favorshme vlera e testit do të duhej të ulej.

Specialist i Mikrobiologjisë