Vajza dy vjeçe nuk ka oreks. Çfarë më këshilloni?

0
71

Vajza dy vjeçe nuk ka oreks. Çfarë më këshilloni?
Organizmi i fëmiut në një mënyrë është shumë me dinamik sepse rritja dhe zhvillimi në këtë moshë është shumë më intenziv se te të rriturit. Andaj edhe oreksi mund të ndryshojë shumë dhe të jetë i lidhur me gjendjen psikofizike aktuale të femiut. Ndonjëherë vetëm dalja e dhëmballave, pakënaqësia me arritjen në jetë të nje motre apo vëllau, ftofjet banale, dëshira për të qenë qendër e vëmendjes mund të kenë për pasojë refuzimin e ushqimit dhe anoreksinë. Nëna duhet të ketë parasysh edhe këto gjëra dhe në disa raste të përdorë dinakërinë për të zotëruar me situatën.