Therje në anën e majtë të gjoksit, përfundi zemrës…

0
131

Therje në anën e majtë të gjoksit, përfundi zemrës…
Pershendetje stafit mjekesor. Desha te pys, po me shqetson qe sa muj po jo rregullisht nje therje, jo shtrengim po therje, her e vogel her pak me e forte ne anen e majt, po jo aty ku gjindet zemra po perfundri gjyksit. Ndersa sa i perket gjendjes time ne pergjithesi mire jame keshtu. Po a mund te me tregoni si pasoje e qkafit vie ajo therje ndonjeher a ka mundesi qe edhe nga te ftoftit? Ju falemnderit

Toni

Përshendetje. Dhimbjet e gjoksit jo gjithmonë janë të lidhura me problemet e zemrës. Madje vetëm 25 për qind e këtyre dhimbjeve lidhen me zemrën. Dhimbja mund të vijë edhe si rezultat i probleme me mushkëritë, lëndimeve fizike, ose problemeve tjera abdominale. Bëni mirë të vizitoni mjekun, gjatë të cilës vizitë do të kërkohet të gjindet shkaku i kësaj therje.

Stafi redaktues