Vajza një vjeçe, peshon 12 kg, por ka mungesë oreksi.

0
79

Vajza një vjeçe, peshon 12 kg, por ka mungesë oreksi.
Pershendetje. Kam nje vajze 1 vjece e gjysem, nuk ka oreks per te ngren, i kan dala kater dhemballe dhe tete dhembe. A eshte e nevojshme ti jap ndonje vitamine per hapje oreksi .Peshon 12 kg.

ariola dhana

Oreksi te fëmijët pëson oscilime të shpeshta dhe përderisa fëmiu ka peshën dhe gjatësinë e duhur për moshë, siç është rasti me fëmiun tuaj, nuk ka vend për brengë të madhe.Kuptohet, nëse kjo situatë zgjat më shumë se dy javë, rekomandohet të bëhet ekzaminimi nga ana e mjekut pediatër e po ashtu edhe terapija suplementare vitaminoze në rast se përjashtohet ndonjë sëmundje organike.

Pediatre