Sa kohë përdoren jelekët ortopedik te fëmijët?
Kam vajzen 2 vjecare dhe ka te lakuar boshtin kurrizor. Jam duke e perdorur nje jelek te rekomanduar nga mjeku. Sa vite duhet te kalojne derisa te drejtohet boshti kurrizor?
shaban hajzeri
Lakesa e shtyllës kurizore apo siç e quajmë në mjekësi- skolioza, është një deformitet i cili mund të jetë i lindur ose i fituar. Shkalla e rëndesës përcaktohet nga shkalla e lakesës dhe mjeku ortoped është ai i cili do të vendosë për mënyrën e trajtimit. Për rastin e juaj nuk e di sa është shkalla e lakesës, por supozoj se është mbi 35 shkallë. Mbajtja e jelekut apo korsetit është e domosdoshme meqë organizmi i fëmiut është duke u rritur dhe nëse boshti i tij i lakuar nuk mbahet nën kontroll me korset atëherë ai do të tregojë tendecë të lakohet më tepër. Kjo fatkeqësisht, duhet të trajtohet për një kohë më të gjatë, tek vajzat mendohet se rritja përfundon me menarhen e parë, kur edhe rreziku nga deformimi i mëtejmë i kurizit gradualisht zvogëlohet.
Pediatre
Përgjigjet tona janë vetëm për orientim të përgjithshëm rreth problemit tuaj dhe nuk e zëvendësojnë këshillën e mjekut tuaj.