Dhimbje barku dhe ligësi pas lindjes. Nga se vijnë?

0
100

Dhimbje barku dhe ligësi pas lindjes. Nga se vijnë?
Doja tu pyesja, nusja me ka lindur para 4 muajve me operacion me prerje cezariane por tani ka dhimbje ne fund te barkut dhe keputje te gjithe trupit duke i dhene nje gjendje dobesie dhe ulje te tensionit te gjakut. Kam bere eko grafi te gjenekologu, por me ka thene ska asgje. Dua te di ngase mund te vije? A vijne keto crregullime nga gjendra tiroide? Faleminderit nga Lulzimi.

Dhimbjet mund të jenë me origjinë të ndryshme, nga çrregullime të zorrëve, të rrugëve urinare, nga infeksione apo nga adherencat (ngjitjet) pas operaciont. Gjëndra tiroide nuk jep dhimbje. Për rënien e tensionit dhe këputjen duhet të këshilloheni me mjekun tuaj, dhe ndërkohë është e lehtë të bëni një konsultë me mjekun endokrinolog.

Dr. Kozeta Mustafaraj
Gjinekologe, Obstetër