Si klasifikohet mbipesha?

0
106

Si klasifikohet mbipesha?
Cfare eshte mbipesha si klasifikohet ajo?

erinda beci

Mbipesha është gjendje kur një person ka peshë më të madhe se sa normalja. Pesha normale është kur personi ka indeks të masës trupore (IMT) nga 18.5 deri në 25. Personat me IMT nga 25 deri ne 30 janë të mbipeshë, ndërsa mbi këtë janë obezë. IMT nën vlerat 18.5 është i nënpeshë, ose i dobët.

Formula për matjen e IMT është kjo: pesha(kg)/[gjatësia (m)]2

Nëse keni peshë 68 kg dhe gjatësi 165 cm (1.65 m), kalkulimi bëhet kështu:
IBM = 68/(1.65×1.65) = 24.98

Mjeku.Net
Stafi redaktues