Cilat ushqime ndikojnë te anemia?

0
101

Cilat ushqime ndikojnë te anemia?
Pershendetje. Jam nje nene qe kam nje vajze 4 vjece e cila vuan nga anemia. Me kane thene se boronica eshte e mire per anamine. Ju lutem a eshte e vertete? Pres nje pergjigje.

Moza Koshi

Anemia në këtë moshë zakonisht është pasojë e mosmarrjes së mjaftueshme të ushqimit që përmban hekur, apo është pasojë e shprehive te këqija të ushqyerjes, siç është konsumimi i tepruar i lëngjeve (edhe i boronicës), qumështit në sasi mbi gjysëm litri për 24 orë, pastaj konsumimi i artikujve të ambalazhuar si p.sh. biskotat, çokolatat, çipsa e të ngjashme.

Kuptohet se anemia e shprehur me Hemoglobinë nën 90.0 g/L kërkon hulumtim nga ana e pediatrit hematolog dhe trajtim me preparate farmaceutike me përmbajtje të hekurit. Anemitë më pak të shprehura në disa raste mund të korigjohen me ushqim adekuat për moshë, në rastin tuaj konsumimi i mishit dhe mushkërive në baza të rregullta, perimet jeshile, pemët e freskëta, kajsi të thata,etj.

Dr. Shendvere Dociqi Hasani
Pediatre