Mungesë oreksi dhe çrregullim periodash, çfarë mjekimi duhet?
Pershendetje. Vajza ime ka mungese oreksi dhe ka rene shume ne peshe. Por, vec kesaj, sa here qe i vijne periodat, i vijen me dhimbje te tmerrshme. E kam vizituar te mjeku dhe i kam bere dhe eko… Njeri me thote ka kiste… nderkohe qe 1 mjek tjeter i jep mjekim per stomak. Edhe gjate kohes qe i vijn periodat, nuk i vijn kurr ne 1 dat fikse. Para 1 muaj i erdhen zakonet 2 dit, pastajj i ikin, pas 2 ditsh i erdhen prap. Ju lutem me ndihmoni. Cfare mjekimi duhet te mari vajza ime?
Violeta D
Ky problem nuk zgjidhet me mjekime online. Ju duhet të gjeni një mjek të mirë për vajzën tuaj që ta ekzaminojë, mirë dhe të shikojë se çfarë nuk shkon në gjendjen e saj fizike dhe psiqike.
Dr. Kozeta Mustafaraj
Gjinekologe, Obstetër