Çaji i hithave, a ndihmon te anemia gjatë shtatzanisë?

0
107

Çaji i hithave, a ndihmon te anemia gjatë shtatzanisë?
Motra ime eshte anemike dhe ka mungese te hekurit. Ajo eshte shtatezene dhe po ka probleme. A lejohet te konsumoje cajin e hithrave, meqense kam degjuar se qaji i hithrave eshte burim i madh i hekurit?

niki

Nëse një grua ka mungesë hekuri në shtatëzani e vetmja mënyrë për ta zëvendësuar është te marrë hekur përmes preparateve farmaceutike. Kjo pasi nevoja ditore për të është 30 mg, dhe nuk ka asnjë hithër, apo produkt tjetër bimor apo shtazor që t’ia sigurojë këtë sasi. Ajo çajin mund ta pijë pa problem, por ajo nuk do t’i sjelli hekurin që i mungon.

Dr. Kozeta Mustafaraj
Gjinekologe, Obstetër