Çfarë ilaçe mund të përdor për kallje të muskujve?

0
114

Çfarë ilaçe mund të përdor për kallje të muskujve?
A ka ilac kunder kalljes se muskujve?

sadete mici

Përshëndetje. Ka ilaçe të ndryshme që ndihmojnë te pezmatimi i muskujve, por ato duhet të përshkruhen nga mjeku specialist. Simptomat siç janë spazmat, dhimbja apo ënjtja, mund të trajtohen edhe përmes fizioterapisë, aplikimit të nxehtët (ose të ftohtit në rastin e ënjtjeve), si dhe masazhimit përmes kremrave të ndryshme të dedikuara për muskuj, dhe të cilat mund t’i gjeni pa recetë në po thuajse çdo barnatore.

Por, nëse ju e gjeni se cili është shkaktari, mund të përpiqeni ta shmangni ose trajtoni atë. Për shembull, nëse është një lëndim dhe lodhje, duhet të pushoni derisa të rikuperoheni, nëse si pasojë e ndonjë infeksioni, duhet të merrni antibiotikë për të mënjanuar atë. Për të gjetur shkaktarin, duhet ta vizitoni mjekun.

Mjeku.info
Stafi redaktues