A është normale të humbë një kg çdo ditë?
Me falni, deshate di cfare mundet te kete nje person, nese bie ne peshe 17 kilograme per dy jave, afersisht nga nje kilograme ne dite. Mua nuk po me duket gje normale. Ju faleminderit nese keni munsi me me tregu
Lena
Sigurisht se nuk është normale, por shkaktari duhet të kërkohet duke bërë një vizitë te mjeku. Mund të jetë edhe si rezultat i ndonjë diete radikale për rënien në peshë, ndonjë problem psikologjik që rezulton me mosngrënie dhe rënie nga pesha, apo ndonjë sëmundje e cila ka sjellë te kjo situatë. Megjithatë, është mirë të bisedoni me personin, të shihni nëse ka probleme që mund t’i ndihmoni dhe ta bindni të viziojë mjekun për të marrë konsulta të drejtpërdrejta dhe specifike për rastin.
Mjeku.info
Stafi redaktues