Kam barkqitje të vazhdueshme, nuk kalon as me barna

0
77

Kam barkqitje të vazhdueshme, nuk kalon as me barna
Pershendetje. Quhem Arta, jam 23 vjecare. Nuk jam hic mire nga barkqitja. Gati 2 vjet jame shume keq. Kam qene shum vende, doktor, shume ambulante, por pa asnji efekt. Kam perdore loperamid edhe ende perdor, por asgje. Kam perdor tash edhe streptetazoll po asgje. Por, nuk di me ku te drejtohem. Jam shume keq, kam humbur shume ne pesh, nuk po mundem ndonjeher as te perqndrohem ne shkolle, e as te eci skam fuqi. Kam perdore edhe fruta, po prap asgje. Kam bere edhe analiza, por asgje. Ju lutem nese keni ndonje keshill te me ndihmoni… Ju falemnderit per mirekuptim.

arta vuqiterna

Përshëndetje Arta. E para që duhet të bëni është të mos e merrni problemin tuaj me shumë pesimizëm, pasi kjo ndikon edhe më keq në gjendjen tuaj.

Diarreja kronike më së shpeshti është pasojë e sëmundjeve të ndryshme të traktit gastro-intenstinal (ulcerat, sëmundja e Crohnit, sindroma e zorrëve të irrituara, etj)

Ka edhe shumë faktorë tjerë që ndikojnë në barkqitje, që nga mënyra e të jetuarit (ushqimi, aktiviteti fizik, gjendja emotive, gjumi etj).

Por për të dhënë një këshillë e saktë duhet të dimë historinë tuaj shëndetësore, rezultatet e analizave, shprehitë tuaja shëndetësore, etj.

Andaj, më e mirë që mund të bëni është të gjeni një mjek të mirë në regjionin tuaj, dhe t’i ndiqni këshillat e tij/saj në mënyrë rigoroze.

Mjeku.info
Stafi redaktues