Jam e dobët, kam marramendje, dhimbje koke…
Pershendetje. Mund te me jepni nje mendim. Un kam probleme me ne pergjithesi organizmin. Jam e dobet, kam marramendje, dhimbje koke, sikur nuk mund te ushqehem sa duhet. Edhe pse munohem por nuk kam me shume oreks? Cfare mendimi keni?
alejna
Ju duket sikur e keni të qartë se prej nga vijnë shqetësimet tuaja – nga mosushqyerja e shëndetshme.
Ju duhet të vizitoni mjekun, të bëni ekzaminimet që do t’ju udhëzojë ai/ajo, dhe në bazë të analizave do të merrni këshillat e duhura.
Marramendja dhe kokëdhimbja vijnë edhe nga lëvizjet e tensionit të gjaku, që sërish mund të menaxhohen me një ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik.
Mos hezitoni të drejtoheni te mjeku.
Mjeku.info
Stafi redaktues